Shqipëria
Rama porosit punëtorët e guroreve “të kapin për fyti pronarët”
Duke folur për mbylljen e guroreve dhe pyllëzimin e zonës, kryeministr Rama u është përgjigjur edhe punonjësve të guroreve që një ditë më parë protestuan duke bllokuar aksin rrugor Berat-Skrapar.
“Kapini për fyti pronarin, ai duhet përgjigjet një për një”, tha Rama në fjalën e tij, duke u shprehur se “nuk kanë shanse të bllokojnë rrugën”, shkruan topchanel.
“T’i them atyre që bllokojnë rrugët që ka vetëm një rrugë për të fituar dhe për të jetuar me punë të ndershme. Ajo rrugë është rruga e ligjit dhe e zbatimit të parimit ‘mos ha në kurrizin e tjetrit’. Vetëm atë rrugë. Në vend që të bllokoni rrugët që nuk keni shans ndonjëherë t’i bllokoni, po thjesht po e marr si shembull, por shkoni e zini për fytin pronarin atje.
Ai pronari duhet t’i përgjigjet atyre një për një. Kapini për fyti dhe thojini këtu tani ke detyrimin të përgjigjesh. Ashtu si kundër u them atyre që janë në këmbë, që janë me shëndet, që kanë të gjithë muskujt në dispozicion, mos hajdeni të kërkoni ndihmë ekonomike po shkoni të punoni. Dhe kush thotë ku, u them unë. Janë plot vende pune bosh në fabrika, që nga Skrapari deri në Berat, dhe kudo”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik