Kosova
Rama: Plani franko-gjerman e çliron Kosovën përfundimisht nga Serbia
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ritheksoi edhe një herë qëndrimin e tij se plani franko-gjerman është ideal, pasi e çliron Kosovën përfundimisht nga Serbia, përcjell albinfo.ch.
Ai është shprehur se në botën reale, plani franko-gjerman është ideal që Kosova të çlirohet përfundimisht nga Serbia dhe të formësojë subjektivitetin e vet ndërkombëtar.
“Plani franko-gjerman është ideal për Kosovën në aspektin e pragmatizmit politik. Se nëse ideale është që Serbia të dorëzohet, të shtrihet përtokë, të kërkojë falje, të paguajë dëmshpërblime etj. etj., kjo është ideale, por në një botë që nuk ekziston. Në botën reale, plani franko-gjerman, është edhe koha, është ideale që Kosova të çlirohet përfundimisht nga Serbia dhe të formësojë subjektivitetin e vet ndërkombëtar. Është shumë e thjeshtë kjo dhe shqetësimi do të radikalizohet ose jo në Serbi, këtë le ta zgjidhin me Serbinë ata dhe ta zgjidhë Serbia me ata. Shqetësimi që duhet të ketë Kosova është që topin mos ta mbajë te zona e vet, duke luajtur në mbrojtje gjithë kohës dhe pastaj duke u përpjekur të përfitojë nga marrëzitë e Serbisë, po ta marrë topin dhe ta heqë nga gjysmëfusha vet dhe të thotë ne i bëmë detyrat tona”, tha Rama në emisionin “Opinion”.
Rama përsërit edhe një herë se ky është oportunitet, që mund të mos vijë prapë për shumë vjet.
“Mendoj situata është absurde, sepse oportuniteti është i artë dhe të mos e shohësh këtë oportunitet, është një fatkeqësi. Unë kur e shoh oportunitetin, nuk mund të mbyll gojën dhe të them “po mirë, s’ka gjë”, por do të vijë prapë, sepse mund të mos vijë prapë për shumë vjet”, shprehet ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme