Kosova
Rama për mediat italiane: Ja ku po gabon Kurti
“Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po pushon, vetëm pak ditë, në shtëpinë e tij të pushimit në Dhërmi, aeroporti i kryeqytetit shqiptar ”nuk fle”. Kështu e nis shkrimin gazeta e përditshme italiane “La Stampa”, në intervistën që ka zhvilluar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pak ditë pasi kreu i qeverisë postoi fotomontazhin e anijeve të ikjes së madhe të vitit ‘91, e cila bëri xhiron e mediave italiane. “Jemi pak si Italia e viteve ‘50. Kemi hequr damkën e emigrimit”, thotë ai.
Nga turizmi, investimet strategjike, marrëdhëniet me Italinë dhe Melonin, integrimi, marrëdhënia me Kurtin, Vuçiqin dhe Erdoganin, lufta në Rusi janë temat e trajtuara në këtë intervistë të Letizia Tortello me kryeministrin shqiptar.
Sa i përket tensioneve në Kosovë dhe mundësisë së një rreziku si Donbassi, Rama u përgjigj se askush nuk mund ta ritrazojë Ballkanin, nëse nuk dëshiron vetë ai. Sipas tij kjo është ëndërr e Putinit, por Serbia nuk mund të jetë Rusi.
I pyetur se ku po gabon Kurti, kreu i qeverisë shqiptare u përgjigj: “Unë e respektoj atë, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është i fiksuar dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë në tavolina përgjithmonë. Pastaj, historia të bën të presësh”.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës