Shqipëria

Rama: Opozita tentoi bllokimin e reformës në drejtësi

“Ishte përpjekje e dëshpëruar për bllokimin e reformës në drejtësi. Shfaqjen e dha opozita por faturën e merr fatkeqësisht e gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë hapjes së negociatave në BE"

Kryeministri shqiptar Edi Rama përplasjet dhe tensionet në Kuvend i quajti përpjekje e dëshpëruar e opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi.

Ishte përpjekje e dëshpëruar për bllokimin e reformës në drejtësi. Shfaqjen e dha opozita por faturën e merr fatkeqësisht e gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë hapjes së negociatave në BE dhe nuk meriton baltën e opozitës që udhëhiqet nga frika e reformës  në drejtësi”, ka thënë Rama.

“Adriatik Llallën dua ta falënderoj për detyrën.  Reformën nuk e ndal dot as me baltë as me tym as me thirrje të dëshpëruara të protestave. Ka dy vjet që bëheni gazi i botës”, ka shtuar Rama.