Shqipëria
Rama: Nuk janë të mira shenjat për Ballkanin Perëndimor
Në një prononcim për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe kriza në Bosnjë e Hercegovinë nuk janë shenja të mira për Ballkanin Perëndimor.
Rama u bëri thirrje faktorëve politikë në rajon, por edhe brenda Bashkimit Evropian, që të jenë të kujdesshëm e të mos nënvlerësojnë simptoma të tilla, duke shprehur vlerësimin e tij se gjërat nuk kanë arritur në një pikë ku t’i frikësohemi destabilizimit.
“Nuk jam i shqetësuar për momentin, sepse nuk mendoj se gjërat kanë arritur deri në atë pikë sa të kemi frikë nga destabilizimi. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dinë se destabilizimi nuk është i mirë për askënd, as për ata që, sipas gjasave, e synojnë destabilizim. Megjithatë, ne nuk gjendemi në një fazë të mirë dhe këto nuk janë shenja të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm. Si faktorët politikë brenda Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe jashtë tij, në Bashkimin Evropian, duhet të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të nënvlerësojnë simptoma të këtij lloji”, tha ai.
Pas Samitit të nivelit të lartë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama nuk sheh progres në çështjen e nisjes së negociatave për BE.
Nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë në BE dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk do të mund të mbajnë premtimet e tyre. Nuk pres asgjë. Mendoj se duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që bëjmë, sepse e bëjmë për ne, për fëmijët tanë, për Shqipërinë, jo për miqtë tanë në Bruksel ose për ata në kryeqytete të tjera. Po, është e vërtetë, por në të njëjtën kohë nuk varet nga ne. Analistët duhet të shkruajnë, por vendimet i marrin të mëdhenjtë në Këshillin e Evropës. Evropa në këtë kohë duket se nuk mund të ketë kohezion dhe të marrë vendimet që i nevojiten, jo vetëm për ne, por edhe për veten e saj”, u shpreh Rama.
Tutje kreu i Qeverisë së Shqipërisë tha se ka pasur progres në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, për të cilën të tria palët kishin diskutuar në Forumin Ekonomik të Delfit, diskutuan për Turqinë, si edhe për marrëdhëniet greko-shqiptare.
“Kemi bërë progres, por jo aq sa do të donim. Në takimin e radhës në Tiranë në dhjetor, do të kalojmë në disa objektiva që lidhen me lirshmërinë e lëvizjes së produkteve. Për sa i përket situatës, jemi mësuar me situata të tilla, nuk është diçka e veçantë”, theksoi kreu shqiptar për gazetën “TA NEA”.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?