Kosova

Rama: Nuk do ta bind Kosovën të bëhet pjesë e Open Balkan

Kryeministri Rama deklaroi se nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të bindur Kosovën që të bëhet pjesë e Open Balkan.

“Tjetër është një marrëdhënie bilaterale mes dy ekonomive të vogla, sidoqoftë të vogla, mes dy vendeve sidoqoftë të vogla dhe tjetër është një ndërveprim multilateral në një hapësirë shumë më të madhe”, u shpreh ai.

Rama solli në vëmendje se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë speciale dhe do të bëjnë çmos për të ruajtur cilësinë e këtyre marrëdhënieve në aspektin e gjithë çështjeve që lidhen me ndërveprimin mes dy vendeve.

Kryeministri tha se nuk mund të imponojë asgjë sa i takon Open Balkan, sepse vendimi është i autoriteteve të Kosovës dhe atyre që kanë marrë votat e popullit për të qeverisur. Rama nënvizoi se nuk është subjekt elektoral në Kosovë për të ndikuar në diçka të tillë.