Shqipëria
Rama nga Fieri inkurajon qytetarët të mos frikësohen nga përmbytjet
Emergjencat Civile në Shqipëri në raportin e fundit kanë njoftuar se rreth 300 shtëpi në fshatrat Fitore, Bishan, Ferras, Poro dhe Frakull ndodhen nën ujë për shkak të daljes nga shtrati i lumit Vjosa
Përmbytjet e shumta dy ditët e fundit kanë detyruar edhe kryeministrin Rama të dalë në terren, ai ka zbritur në terren për të inspektuar zonat e përmbytura në qytete të ndryshme, transmeton albinfo.ch.
Ai vizitoi fshatin e Ferrasit në Fier, ku në orët e mëngjesit Forcat e Armatosura evakuan 20 banorë për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Rama u është zotuar banorëve të zonës se do të sigurohet që të mos ndodhë më kjo histori. “Të siguroheni i dashur që nuk vazhdon më kjo histori, mos kini merak”, iu drejtua kreu i qeverisë një banori.
Emergjencat Civile në Shqipëri në raportin e fundit kanë njoftuar se rreth 300 shtëpi në fshatrat Fitore, Bishan, Ferras, Poro dhe Frakull ndodhen nën ujë për shkak të daljes nga shtrati i lumit Vjosa. “Në këtë zonë ka prani uji dhe në 1,000 ha tokë, si dhe janë përmbytur 310 ha të tjerë. Në zonat e rrezikuara janë larguar dhe shumë krerë bagëti nga rreziku. Për përballimin e gjendjes janë angazhuar 710 forca dhe 152 mjete”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Emergjencat thonë se tash pasi intensiteti i reshjeve ka rënë rreziku kryesor paraqitet në pellgun e lumit Vjosë, sidomos në Vlorë dhe Fier. “Rrugët janë mbajtur të lira. Nga avaritë gjatë natës janë dëmtuar ujësjellësit e Krujës, Ballshit dhe Bishqemit Fushë. Funksionimi i plotë i hidrovoreve ka qenë dhe mbetet një ndër elementët më pozitivë gjatë kësaj gjendjeje të rëndë.
Situata do të vijojë të mbetet e rëndë dhe, për këtë arsye, kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim i gjerë dhe solidaritet”, thuhet në njoftim. Ndërsa Ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadori amerikan Donald Lu vizituan sallën operacionale në QBO të Forcave të Armatosura. Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të Forcave të Armatosura për përballimin e kësaj situate.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih