Shqipëria
Rama në OKB: Shqipëria, vend i vogël, por me mesazhe të mëdha
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në asamblenë e OKB-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se bota përballet me sfida të reja, të cilat kërkojnë angazhimin e përbashkët të të gjitha shteteve.
“Bota ka ndryshuar dramatikisht që kur OKB është themeluar 8 dekada më parë. Duhet të përpiqemi që të rimarrim ndjesinë e përbashksisë që ka humbur. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht dhe në qoftë se nuk përballemi me to me një rend të ri, do të dështojmë të gjithë së bashku. Problemet që përballemi sot kërkojnë përgjigje kolektive”, tha Rama.
Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për Paktin për të Ardhmen, teksa shtoi se Shqipëria ka treguar shembuj se si një vend i vogël mund të bëjë gjëra të mëdha, që nga strehimi i hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, te mikpritja e afganëve.
“Shqipëria mbështet plotësisht Paktin për të Ardhmen dhe angazhimet e saj. Por ato duhet të përmbushen, të zbatohen. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël ,por i ka dhënë botës një shembull të mirë që është ecur në mbrojtje të humanizmit. Shqipëria pas rënies së Kabulit në duar të talebanëve, strehuam mijëra afganë. Shqipëria gjithashtu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezën”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj? Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë...
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026