Kosova
Rama në KE: Raporti i Dick Martyt ishte lajmi më i tmerrshëm i rremë
Rama: "Të njëjtat institucione që sollën fundin e luftës në Jugosllavi dhe i dhanë Kosovës të drejtën e lirisë e paqes, minuan vetë veprimet e tyre e parimet"
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i drejtohet sot Këshillit të Evropës në Strasburg. Kryeministri shqiptar gjatë këtij adresimi pritet të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Martyt, dhe Këshilli i Evropës t’i shpallë të pabazuara akuzat e këtij raporti për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Rama ka prezantuar para Këshillit të Evropës një rezolutë të Shqipërisë, që kërkon që akuzat e raportit të Martyt të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.
“Ia vlen t’ia nisim me Shqipërinë, e që ka lidhje më të shkuarën e një vendi dhe zhvillimin në të ardhmen dhe lidhjet mes vendeve të Ballkanit, me vendet e BE-së”, kështu e filloi fjalën e tij kryeministri Rama, shkruan rtklive.com.
“Lufta për ju është kujtim i largët, por për ne është plagë që ende dhemb e që kërkon të shërojmë. Nën ombrellën e madhe të këtij institucioni, i cili e përcakton veten si organ udhëheqës në kontinent, kujtesa historike nuk mund të merren lehtë faktet nuk duhet të cenohen nga lojërat e pushtetit. Në dekadat e fundit institucionet ndërkombëtare kanë qenë faktorë ndërmjetësues në konfliktet në Ballkan”, tha Rama.
Kryeministri Rama: Raporti i Dick Marty është ‘fake news’ më i madh që është shpërndarë ndonjëherë
“Carla del Ponte botoi një libër kujtimesh, ku pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore. Libri, shkaktoi tronditje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Evropa në Australi. Pavarësisht faktit. Akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja ishte çfarë e ndaloi një prokurore për hetime konkrete?”, pyet Rama.
Rama tutje përkujtoi faktin se kreu i delegacionit rus në asamble, më 2008 paraqiti një mocion: Trajtim çnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovë. Mocioni ky që u mor nga ky organizëm që hartoi një raport e pretendoi se kreu kërkime të pavarura në rajon. “Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme”, tha Rama.
“Shqiptarët këtu të pranishëm, nuk e penguan këtë dhe, edhe pse nuk pati asnjë provë, ajo rezolutë u miratua në tërësinë e vet e fjalë për fjalë më 2011.” vijoi Rama.
“Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK-së dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë edhe trafikim organesh. Por, ai raport nuk provoi asnjë nga akuzat. Unë jam këtu sot jo sepse ne nuk e dinim që ky është lajmi më i tmerrshëm i shpërndarë ndonjëherë, i shpërndarë këtë herë nga Këshilli i Evropës, por pritëm me durim për të parë akuzën zyrtare, transmeton albinfo.ch. Ato janë pretendime tërësisht të pavërtetuara të një ish-kryeprokuroreje në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj, që çoi në një mocion e më pas në një raport që u shndërrua në një rezolutë të kësaj Asambleje Parlamentare, e që në fund çoi në krijimin e Prokurorisë Speciale që kërkon të dënojë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Rama.
Ai u shpreh i bindur se Kosova do t’ia dalë, do të ecë mirë edhe në këtë proces.
“Kjo asamble me çlirimtarët nuk do të na kthejë në heretikë. Jam këtu për t’u përgjëruar që të shpëtoni fytyrën e të drejtave të njeriut në Evropë, ta mbroni integritetin tuaj.
Të dëshmoni të gjithë njerëzve të shtypur në botë, viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut që ata të mund të rezistojnë pa frikë se një ditë ata të mund të akuzohen si kriminelë, që bashkësia ndërkombëtare nuk do t’u vijë në ndihmë për t’iu kthyer kurrizin më pas. Ju bëj thirrje të pranoni kërkesën e Shqipërisë për pranimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, akuza të turpshme për trafikimin e organeve nga anëtarët e Ushtrisë Heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk ishte kryer e kurrë nuk do të duhej të ishte atribuuar. Kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë, është për nderin tuaj e besueshmërinë tuaj”, tha Rama.
Ai tha se besimi i fortë i shqiptarëve në institucione si ky është tronditur me këtë vendim, kur e vërteta është shtrembëruar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?