Shqipëria
Rama në Gjermani: Për Shqipërinë dielli lind nga Perëndimi
Mësohet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron aktualisht në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Ai dhe zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, do të jenë oratorët kryesorë në ceremoninë e sotme të ndarjes së Çmimit të Karlit të Madh për vitin 2024 në Aachen.
Çmimi i Kalrlit të Madh jepet që nga viti 1950. Atë e marrin individë dhe institucione që kanë kontribuar në bashkimin dhe përparimin e Evropës.
Këtë vit, çmimi i jepet kryerabinit Pinchas Goldschmidt, President i Konferencës së Rabinëve të Evropës, për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Evropë.
Rama mori pjesë dje në panelin “Perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor”, i cili u zhvillua në Aachen. Ai foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, i cili sipas tij është një prioritet për vendin e tij.
Rama tha se populli shqiptar është populli më proevropian në Evropë dhe shtoi se për Shqipërinë dielli lind nga Perëndimi.
“Nuk flas gjermanisht, shumë e vështirë për mua dhe jam mjaft i nderuar që të flas në këtë forum. Po ashtu është kënaqësi që të marrim një moment për të folur për një vend të Evropës që pret të bëhet pjesë e BE-së, megjithëse është në qendër të Evropës”, theksoi Edi Rama.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Një termocentral i ri bërthamor do të testohet dy vjetët e ardhshme Instituti Paul Scherrer (PSI) dhe kompania daneze Copenhagen Atomics duan të testojnë një reaktor të ri...
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?