Shqipëria
Rama nderohet në Itali me “Urdhrin e Minervës”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ftuar nga Universiteti i njohur, Gabriele d’Annunzio, në Itali, për të marrë pjesë në nisjen e vitit akademik, ku dhe u nderua me titullin “Urdhri i Minervës”, përcjell albinfo.ch.
“Urdhri i Minervës është ndër titujt më të lartë të botës së akademikëve. Kuptova se unë në marr diçka që i përket Shqipërisë, popullit shqiptar dhe të gjithë atyre që na kanë bërë ne dhe brezin tonë këta që jemi”, tha Rama.
Para ceremonisë, Rama dhe përfaqësues të Universitetit Gabriele d’Annunzio nxitën bashkëpunimet në arsim mes dy vendeve.
“Ne po përpiqemi që të mund të integrojmë sa më shumë universitetet dhe programet tona në Shqipëri me programet në Europë dhe me Italinë kryesisht, sepse Italia është e veçantë për ne”.
Rama nuk i kurseu as batutat dhe thotë se e imagjinon të ardhmen e Shqipërisë si Italia.
“Italia është ajo që unë imagjinoj për të ardhmen e Shqipërisë, jo ajo e Gjermanisë apo ajo e Francës, edhe pse janë shumë të bukura, të mëdha, por unë preferoj gjenialitetin dhe shkujdesjen italiane”.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi, përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta