Shqipëria
Axhendë e ngjeshur e Presidentit Zelensky në Tiranë
Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Takimi Rama-Zelensky është i pari në axhendën e ngjeshur të Presidentit të Ukrainës në këtë vizitë të parë në Shqipëri, ndërsa më pas parashikohet takimi mes dy delegacioneve, ndërsa pritet firmosja e një marrëveshjeje dypalëshe.
“Mikpritja për herë të parë e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, liderin e rezistencës heroike”, shprehet Rama krahas pamjeve nga pritja në ambientet e Kryeministrisë.
Presidenti Zelensky po zhvillon vizitën e tij të parë në Tiranë në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, që organizohet sot në kryeqytetin shqiptar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është bashkorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama. Në Samit marrin pjesë 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.
Përpara pjesëmarrjes në samitin “Ukrainë-Evropa Juglindore” në Tiranë, Zelensky konfirmoi se palët do të diskutojnë bashkëpunimin politik dhe atë të mbrojtjes, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës