Shqipëria
Rama merr pjesë në Forumin e 8-të Ekonomik të Delphit
Forumi i 8-të Ekonomik Delphi
Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Greqisë, për të marrë pjesë në Forumin e 8-të Ekonomik të Delphit, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se kreu i qeverisë shqiptare do të mbajë fjalën e tij në panelin e forumit, gjatë pasdites së sotme, ndërsa pritet gjithashtu të marrë pjesë në diskutimin për çështjet e politikës së jashtme.
Në Forumin e 8 Ekonomik të Delphit, i cili ka nisur më 26 prill dhe përmbyllet më 29 prill, marrin pjesë më shumë se 800 folës nga 70 vende, duke përfshirë presidentin e Qipros Nikos Christodoulidis, kancelarin federal të Austrisë, Karl Nehammer, Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, presidenti i Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Komisionerët Evropianë, Zëvendëspresidentët e Komisionit Evropian, Frans Timmermans dhe Maroš Šefčovič, Komisioneri i Tregut të Brendshëm, Thierry Breton, Ministrat e Jashtëm të Katarit Soltan bin Saad Al-Muraikhi, i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i Greqisë Nikos Dendias, Zëvendës i Jashtëm i Turqisë, ministri Mehmet Kemal Bozay, etj., raporton CNN.gr.
Forumi i 8-të Ekonomik Delphi me temë “Ndryshimet e paradigmës”, si boshte kryesore dhe pjesë të diskutimeve ka klimën dhe biznesin, ekonominë dhe financimin e qëndrueshëm, integrimin social dhe progresin teknologjik.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik