Shqiperia
Rama: Merkel është mike e shqiptarëve
Rama: Procesi i Berlinit është një projekt largpamës
Në konferencën e organizuar, në rastin e ardhjes së kancelarës gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kancelarja Angela Merkel është mike e shqiptarëve dhe se Procesi i Berlinit, i nisura nga ajo, është një projekt lagrpamës, transmeton albinfo.ch.
Ai tha se Merkel do t’i mungojë Ballkanit, përcjell Telegrafi.
“Kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, të shqiptarëve dhe popujve të tjerë. Unë besoj se askush nuk ka bërë më shumë për këtë rajon, pas përfundimit të luftës se kancelarja gjermane. Procesi i Berlinit është një vizion largpamës, për ta parë të ardhmen. Përtej rezultateve konkrete, besoj se arritja më e madhe është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe bashkëveprimi. Sot Ballkani Perëndimor është shumë më mirë seç ishte, përpara se Merkel të niste Procesin e Berlinit. Angela Merkel do t’i mungojë rajonit”, tha Rama.
Tema e vizitës së kancelares Merkel në Tiranë është bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit të Berlinit.
Pas 16 vjetësh në pushtet, Merkel do të largohet nga pozita e kancelares në fund të mandatit të saj të katërt, përkatësisht pas zgjedhjeve të 26 shtatorit në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?