Shqipëria

Rama mbledh qeverinë, falënderon për ndihmat

Edi Rama mblodhi qeverinë për të folur rreth procesit të ndihmave që kanë dhënë shqiptarët anembanë botës

Është bërë e ditur se kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë mëngjesin e sotëm në orën 07:00 për të bërë publik një bilanc paraprak të dëmeve nga tërmetet, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por edhe për të folur rreth procesit të ndihmave që kanë dhënë shqiptarët anembanë botës me vlera monetare për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai po ashtu falënderoi ekipet shqiptare të grup shpëtimit, të cilat nuk ishin njohur më parë me përballimin e një fatkeqësie kaq të madhe natyrore sa ajo që Shqipëria kaloi, me disa të vdekur nga tërmeti, dhe tashmë këto skuadra do të pajisen me mjetet e nevojshme, por edhe me programe trajnimi me të huajt.

“Pati një përshtypje mbresëlënëse nga skuadrat e huaja që erdhën. Njësinë tonë tani kemi mundësi ta ngremë 100% në nivelin e të tjerëve në aspektin e pajisjeve, të gjithë na kanë ofruar ndihmë, por edhe me programet e përbashkëta të trajnimit”, tha Rama.

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/2474814296095662/