Shqipëria

Rama: Kufiri me Kosovën, në pranverë  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesazhin e fundit për vitin 2018 ka thënë se  hapja e kufirit që pritet të bëhet me Kosovën në pranverë, synohet të bëhet edhe me shtetet e tjera fqinje, si Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë. 

“Së shpejti, besoj në pranverën që vjen do ta vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes së Schengenit. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në BE”, ka deklaruar kryeministri Rama.