Shqipëria
Rama kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të ketë TV-në e vet
Ndërsa akuzat e opozitës se në këtë mënyrë po u mbyllet goja medieve, Rama i ka cilësuar komedi

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ndërprerjen e sinjalit televiziv për disa medie private. Ai ka thënë se Parlamenti është një institucion që duhet të ketë organin e vet mediatik.
“Si çdo shtet demokratik, Kuvendi duhet të ketë televizionin e vet, shërbimin e vet publik për të gjithë të interesuarit që duan ta marrin si shërbim. Në çdo parlament demokratik çdo shpjegim jepet nga televizioni i Kuvendit”, tha Rama.
Ai ka shtuar se nuk është nevoja për 25 kamera në sallën e Kuvendit, por mjafton një regji televizive që u jep qasje të gjithë atyre që kanë dëshirë të transmetojnë të plotë apo të pjesshme çdo veprimtari të tij.
Ndërsa akuzat e opozitës se në këtë mënyrë po u mbyllet goja medieve, Rama i ka cilësuar komedi.
E-Diaspora
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025” Zëri i Gjon’s Tears do të jehoj në Bazel ...
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane
-
Britania tenton të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge, por pa sukses
Jeta në Zvicër
-
Pse Ticino është destinacioni i preferuar i Pashkëve në Zvicër? Si çdo vit në këtë kohë, bllokimet e trafikut po krijohen në rrugët që të çojnë...
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
-
Zvicra shihet si vendi më i mirë për çiftet e martuara
-
Zviceranët çdo herë e më pak dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA