Shqipëria
Rama u kundërpërgjigjet protestuesve: Qeveria nuk preket
Përderisa para Kryeministrisë dhe Parlamentit po bëhej protestë, kryeministri Edi Rama, i cili po mbante një fjalim në Berat me operatorët turistikë të këtij qyteti, tha se askush nuk mund të prekë qeverinë.
“Gjithçka tjetër preket, por qeveria nuk preket, shumica qeverisëse nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe e shemb. Është një mandat i dhënë nga populli dhe vetëm populli gjykon nëse ky mandat duhet të ndryshojë. Por, preket ekonomia e kujtdo. Ata që shkojnë në protestat e organizuara dhe të orkestralizuara për t’u materializuar në dhunë, një pjesë janë rrogëtarë të administrata lokale, tejet të politizuara që bëjnë detyrën ndaj partisë. Mbase për ta llogaria, edhe pse dritëshkurtër, është e thjeshtë, marrin një rrogë, shkojnë në protestë”, tha Rama.
Sipas tij, protestat e tilla janë të llojit që punojnë kundër Shqipërisë.
“U japin argument atyre që nuk na duan të thonë se s’keni as minimumin e maturisë, jeni në epokën e gurit në aspektin politik, se nuk keni kuptuar që mandati i popullit nuk preket, nuk digjen mandatet”, tha Rama, shkruan albinfo.ch.
Sot para Kryeministrisë dhe Parlamentit po mbahet protestë kundër Edi Ramës.
Qytetarët po kërkojnë shkarkimin e tij. Në krye të këtyre protestave qëndron partitë opozitare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër