Shqipëria
Rama i bashkohet iniciativës për të mbledhur para për Xhakën e Shaqirin
“Mos kini frikë nga shqiponja”, është emri i llogarisë bankare, ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit”, ka shkruar Rama në Facebook
Iniciativës për t’i mbledhur të hollat për ta paguar dënimin e dhënë nga FIFA për dy futbollistët, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pas festimit me shqiponjë, i është bashkuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Mos kini frikë nga shqiponja”, është emri i llogarisë bankare, ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama ka thënë se shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi. Ai ka thënë se ndien keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit, të cilën e ka quajtur krejt spontane.
“Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falënderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit