Lajme
Rama fton biznesmenët nga Singapori të investojnë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Singapor ka ftuar biznesmenët lokale që të investojnë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka ftuar biznesmenët në Singapor që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, në shumë fusha, duke filluar nga përpunimi i naftës, turizmi e deri të fushat tjera bujqësore e industriale. Rama gjatë vizitës atje, tha se Shqipëria përbën klimë tepër të favorshme për investime.
Në takimin e zhvilluar në Singapor, Rama ka prezantuar fushat ku Shqipëria përbën një potencial të mundshëm investimesh. Ai ka vënë theksin kryesisht tek burimet natyrore, turizmi, agro-përpunimi, etj.
“Së pari ne kemi energjinë. Jemi një vend me fuqi të madhe hidro-energjitike. Gjithashtu, vendi ynë është i pasur me naftë onshore dhe në të po kalon linja e re Transadriatike e gazit. Jemi një vend ku besojmë se më herët sesa vonë gazi do të jetë i rëndësishëm. Shqipëria është edhe një vend i pasur me minerale”, deklaroi Rama, citn TCH.
Duke u bazuar në çmimet e reja të kromit, ai tha se në këtë fushë Qeveria po sheh mundësi reale për investime të mëtejshme.
“Edhe turizmi po zhvillohet vit pas viti, ndërkohë që bujqësia dhe sektori i agro-përpunimit po ashtu mund të jenë fitimprurëse për disa arsye të thjeshta: tokë pjellore dhe e përshtatshme, burime të bollshme ujore dhe kushte klimatike optimale. Industria përpunuese është një sektor tjetër ku po shohim zhvillime dhe ku jemi të sigurt se mund të bëhet më shumë në nivele të ndryshme, falë taksimit të lirë të sektorit dhe mbështetjes së ofruar nga qeveria”, ka thënë Rama.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan Vëllezërit Shoshi gjithnjë kanë qenë mbështetës e kontribuues të palodhur për të mirën e vendit dhe...
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
Jeta në Zvicër
-
Çfarë hanë ushtarët zviceranë gjatë shërbimit të tyre ushtarak? Ushtria e Zvicrës mund të mos njihet për një gastronomi të stilit Michelin, por ushtarët mund...
-
Zviceranët po punojnë gjithnjë e më gjatë
-
A duhet t’u mësohen nxënësve zviceranë aftësitë e gjuajtjes në shkolla?
-
Italia u bën thirrje shtetasve italianë në Zvicër për votimin e pesë referendumeve
-
Rruga mbi Qafën Oberalp rihapet pavarësisht borës