Shqipëria
Rama fton bizneset e huaja të investojnë në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendi është i sigurt për të bërë biznes dhe ka potenciale ende të pashfrytëzuara, duke përmendur si pikë reference turizmin.
“Për çdo ekonomi, investimet e huaja direkte janë domosdoshmëri jetike dhe sot përbëjnë prioritetin e prioriteteve tona. Nëse shohim pas, është bërë shumë, si rezultat i një politike të fokusuar te nxitja dhe mbështetja e biznesit. Kemi rreth 50 mijë biznese më shumë që operojnë në Shqipëri sesa 4 vite më parë”, ka deklaruar kryeministri Rama, përcjell albinfo.ch.
Kreu i qeverisë shtoi se kërkesa ka të bëjë me turizmin e nivelit më të lartë, për të cili tha se ekzekutivi do ta vendos si çështje prioritare.
“Kush investon sot në Shqipëri, nuk do të pendohet kurrë. Kush ngurron sot, do të thotë si ka mundësi që ma zunë radhën të tjerët. Është vend që kthen shumë më tepër nga sa jep”, ka thënë Rama.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane