Shqipëria

Rama flet me liderêt evropianë për emigracionin e paligjshëm

Gjatë qëndrimit në Granada ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri shqitar Edi Rama ka zhvilluar një takim të përbashkët me liderët kryesorë të Evropës.

Pjesëmarrës në takim ka qenë presidenti i Francës dhe presidentja e Komisionit Europian, si dhe kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Holandës.

Takimi duket se ka qenë zyrtar dhe i programuar dhe fokusi ka qenë te emigrimi i paligjshëm, e konfirmuar kjo edhe nga kryeministri Rama. Edhe homologu i tij britanik Rishi Sunak ka theksuar se në fokus të bisedimit ka qenë lufta kundër grupeve që organizojnë kalimin e emigrantëve në vendin e tij/euronews