Shqiperia
Rama: Emigrantët nuk mund të lëvizin lirshëm në Shqipëri
Një javë përpara se në Shëngjin dhe Gjadër të mbërrijnë 400 emigrantët e parë pas marrëveshjes së lidhur mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “La Repubblica”.
Kreu i qeverisë thotë se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave të emigrantëve në të dyja strukturat e ngritura nuk kanë lidhje me qeverinë shqiptare. Po ashtu, ai shprehet se asnjë emigrant nuk mund të largohet nga këto struktura.
“Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje, institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar”, shprehet Rama.
Po a mund të përsëritet një marrëveshje e tillë e Shqipërisë me një vend tjetër? Për këtë, Rama përgjigjet kështu.
“Mund të jetë e përsëritshme, por së pari do të më duhej të kuptoja se kush është çifti tjetër de facto në Evropë, i përbërë nga një shtet anëtar i BE-së dhe një shtet evropian që ende nuk është anëtar i BE-së: për momentin e kam të vështirë ta shoh”, shprehet kreu i qeverisë.
Për sa u përket vonesave të hapjes së dy qendrave, Rama thotë se kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e problemeve gjeologjike.
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë Gjykata ka konfirmuar se prifti ishte treguar naiv, nisur nga vetë misioni i tij, por se...
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë