Shqipëria

Rama: Dhërmiu e Jali, gati për turistët

Bregdeti i Dhërmiut e Jalit që janë nga perlat e bregdetit shqiptar, ka pësuar një ndryshim si nata me ditën krahasuar me vitin e shkuar, falë investimeve të kryera nga Qeveria, ka thënë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe video që tregojnë ndryshimet e bëra.

Ai ka thënë se ky transformim vjen në kuadër të projektit të Qeverisë për rikualifikimin urban të fshatrave dhe zonës bregdetare në Bashkinë e Himarës si dhe investimeve të ekzekutivit e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, përcjell albinfo.ch.

Rama ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm bregdeti shqiptar do të jetë edhe më i bukur. Këto investime, sipas tij, pritet të kenë ndikim të lartë në rritjen e numrit të turistëve.