Kosova
Rama dhe Kurti, batuta dhe të qeshura në Festën e Pavarësisë
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti u shfaqën ditën e sotme së bashku, gjatë ceremonisë së festimeve për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Dy liderët shqiptarë duket se i kanë lënë mënjanë përplasjet e fundit mes tyre, që krijuan edhe një krisje mes marrëdhënieve të dy vendeve. Sot, Rama dhe Kurti janë shfaqur duke biseduar e duke qeshur miqësisht me njëri-tjetrin, ashtu si dikur.
Edhe në deklaratën e tij nga Vlora, Kurti tha se sot është një ditë kur shqiptarët duhet të jenë të gjithë të bashkuar, pa dallime dhe ndasi politike.
“Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, por sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë. Kemi ditë shumë ditë të tjera përgjatë vitit për tema të tilla”, tha Kurti.
Kujtojmë se marrëdhënia mes dy homologëve u kris teksa Rama propozoi një draft-rezolutë për të zgjidhur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Ky propozim nuk u pranua nga Kurti, teksa më pas, u anulua dhe mbledhja e dy qeverive. Krisja mes tyre u vu re edhe në eventet e tjera ku ata ndodheshin së bashku, pasi injoronin njëri-tjetrin.
VIDEO – https://noa.al/newsImages/2023/11/5t45t55.mp4?_=2
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026