Shqipëria

Rama dhe Basha shprehin ngushëllime për tragjedinë e Tetovës

Kryeministri Rama dhe lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, shprehen ngushëllime për tragjedinë e Tetovës, ku kanë humbur jetën personel mjekësor dhe pacientë.

“Lutje për Tetovën”, shkruan Rama në Facebook, duke postuar edhe një foto me një qiri.

Pas kreut të qeverisë, reagoi edhe kryedemokrati Basha nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Pikëlluese lajmet e hidhura që vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!”, shkruan kreu i opozitës në Shqipëri.