Shqipëria
Rama: Deri prillin e ardhshëm paga mesatare do të arrijë 900 euro
Kryeministri Edi Rama deklaron se deri në prillin që vjen paga mesatare në Shqipëri parashikohet të mbërrijë në vlerën 900 euro, përcjell albinfo.ch.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se Shqipëria nuk ndodhet sot në të njëjtin nivel me rajonin për shkak të problemeve të njëpasnjëshme me të cilat është përballur, si tërmeti, pandemia dhe agresioni i luftës.
“Me votimin e sotëm i hapim rrugë një procesi që në prillin e ardhshëm na çon në 900 euro pagë mesatare. Sigurisht që do të rriten edhe pagat e tjera, por me këtë që po bëjmë sot, ne ngjitemi në shtetet më të paguara të rajonit.
Të tjerat janë dokrra hiri. Po pse nuk e kemi bërë më parë dhe pse sot nuk jemi në të njëjtin nivel me rajonin? Për të vetmen arsye se ne jemi përballur me situata që rajoni si ka pasur. Tërmeti ndodhi në Shqipëri, jo në rajon. Pastaj erdhi pandemia, pastaj agresioni i luftës.
Ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot për të gjitha familjet dhe biznesi, por kryeshisht biznesin e vogël, funksionon dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet shqiptare dhe biznezi i vogël nuk është vlera e plotë e faturave. Ajo që ata paguajnë ata është vlera e faturave para pandemisë. Me të vërtetë ra çmimi i energjisë ndërkombëtarisht por jo në këto vlera.
Nëse këtu do të kishim të bënim me një ekonomi lënguese apo një pasqyrë që na vihet përpara sa herë që ka parlament, si puna e asaj specie që donte të zbukurohej dhe mori nga klafshët nga një gjë të bukur duke përfunduar një monstër, rritja e pagave s’mund të ndodhi”, tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, rritja e pagave është një faktor i pamohueshëm.
“Është e kotë të bëjmë debat, e lagu s’e lagu, përballë faktit që kjo shumicë qeverisëse po e bën rritjen më të lartë të pagave dhe po bën kapërcimin e shumëdëshiruar për të cilin jemi përpjekur përballë të papriturave dhe fatkeqësive që nuk i kemi zgjedhur ne.
Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është një Shqipëri tjetër, të cilën kemi çdo muaj që e ndërtojmë. Gjëja që po bëjmë duke rritur pagat, është një faktor i pamohueshëm”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër