Kosova
Rama: Besimtarët nuk do të falen në xhami dhe sheshe në Ditën e Bajramit
Në Shqipëri nuk do të falet Festa e Fitër Bajramit. Sipas informacioneve, thuhet se pavarësisht lehtësimit thuajse të plotë të masave kundër koronavirusit, e diela do të mbyllet sërish, çka do të thotë se besimtarët myslimanë nuk do të mund të falin namazin e Fiter Bajramit.
Festa është kulmi i një muaji agjërimi, i cili mbyllet zakonisht me lutje të përbashkëta mëngjesin e ditës pas mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sidoqoftë, kjo e diel, në të cilën bie festa e Bajramit, nuk do të mund të falet nëpër xhamia apo në sheshe publike siç ka ndodhur vitet e mëparshme.
Vendimi i papritur i kryeministrit Rama u lajmërua shkurtimisht në Facebook dhe vlen për zonat të cilat konsiderohen ende të kuqe për shkak të koronavirusit.
Dita e hënë është ditë pushimi zyrtar, ndërsa ende nuk ka një vendim nëse do të ketë një vendim të ngjashëm si të dielën. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












