Shqipëria
Rama: Macroon ka qasje tjetër për zgjerimin
Rama mohon azilkërkimin
Në emisionin Opinion, kryeministri Rama tha se ka pasur një shumicë vendesh të BE-së që kanë kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.
“Nuk ka pasur një shumicë vendesh kundër Shqipërisë, ka pasur vetëm dy vende kundër Shqipërisë: Holanda dhe Danimarka. Asnjë tjetër. Ka pasur një shumicë dërmuese vendesh vetëm pro, pa kushte, Gjermania ishte PRO, por me disa kushte.
Madje tentoi të krijonte një urë mes atyre vendeve që ishin PO pa kushte dhe atyre që ishin kundër. Franca ka një pozicion pa asnjë lidhje me Maqedoninë e Veriut apo Shqipërinë, por ka lidhje me një qasje komplet tjetër për mënyrën se si duhet të vazhdojë procesi i zgjerimit. Franca ka bllokuar edhe hapjen e kapitujve për Serbinë dhe Malin e Zi”, tha Rama.
Rama tha se arsyet që përmend presidenti i Francës për azilantët, janë bishta për politikë të brendshme në Francë.
“Së pari, edhe presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ata bishtat për azil a ku di unë, janë për politikë në Francë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik