Shqipëria
Rama: 11 milionë euro për rilindjen e zonës historike të Vlorës

“Vlora është qyteti i radhës, qendra historike e së cilës do të rilindë pas një harrese shumëvjeçare”.
Kështu ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka marrë pjesë në nisjen e projektit për restaurimin dhe rikualifikimin urban të saj, përcjell albinfo.ch.
Projekti, me vlerë prej 11 milionë eurosh, është konceptuar sipas të njëjtit model, me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.
Rama ka thënë se nuk bëhet fjalë thjesht për restaurim, por për një transformim të zonës.
“Qyteti ka arritur me vështirësi të trashëgojë disa gjurmë të trashëgimisë së vet. Dhe pse disa banesa të vjetra janë shkatërruar tërësisht dhe janë ndërtuar të reja, madje në disa raste janë shkatërruar monumente, vlerësojmë se ka një potencial për një tjetër impuls të rëndësishëm në funksion të ruajtjes së vlerave të mbetura, por dhe një impuls në funksion të zhvillimit të ekonomisë së qytetit dhe turizmit”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit Të hënën, më 14 prill 2025, në ambientet e shkollës HLB (Hinterleisbach) në Buchrain të kantonit...
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
Jeta në Zvicër
-
Shitja e një apartamenti është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në Ticino Në nivel kombëtar, kohëzgjatja mesatare e publikimit të një reklame në portalet kryesore u rrit me...
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Qeveria zvicerane synon të zbusë standardet për shpërndarjen e postës
-
Kompanitë zvicerane gjithashtu mbështeten te “influencerët” për të shitur më shumë