Kosova
Rama: 100 % i bindur, Shqipëria në BE brenda kësaj dekade
Kryeministri Edi Rama thotë se bashkimi me Evropën është si një rrugë me dy korsi, korsia e punës së përditshme të reformave dhe korsia politike.
Gjatë bisedës së zhvilluar sot në Podcastin e tij, ku të ftuar kishte ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila e njeh mirë dhe ka qenë në hapat e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së, Rama tha se hapja e negociatave për grup-kapitullin “Themeloret” është tejet e rëndësishme dhe sjell përfitime.
“Ky podcast i kushtohet ditës më të rëndësishme, historike, në kuptimin e plotë të fjalës, të misionit tim, qysh se më keni besuar privilegjin e udhëheqjes së Shqipërisë sonë të përbashkët. Bashkimi me Evropën është një rrugë me dy korsi: korsia e punës së përditshme të reformave, masave dhe vlerësimeve faktike dhe teknike që bëhen në Komisionin Evropian dhe është korsia politike, sepse ajo është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive”, tha Rama.
Ai theksoi edhe një herë se brenda kësaj dekade Shqipëria do të anëtarësohet patjetër në BE, raporton Tch.
“Jam i bindur 100%”, tha ai.
“BE është hapësira e lirisë së garantuar individuale dhe kjo nuk negociohet, nuk blihet dhe nuk shitet për asnjë gjë. E dyta për rendin ligjor, atë që ne po përpiqemi ta ngremë për herë të parë në historinë tonë, një rend ligjor demokratik dhe për demokracinë funksionale patjetër që është një ushtrim që ka gjithë vështirësitë e veta dhe sot po shfaq dobësitë e veta dhe në vetë BE-në”, u shpreh Rama.
E-Diaspora
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë Pas përfundimit të festave të Vitit të Ri janë rikthyer kolonat në pikëkalimet kufitare mes Kosovës...
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?