Uncategorized
Rakitic: Në finale do festoja edhe me flamurin zviceran
“Më vjen keq që Zvicra nuk kaloi një të tetat e finales kundër Suedisë. Gjithsesi kombëtarja helvete është në rrugë të mbarë dhe jam i sigurt se sukseset e saja do vijojnë,” thotë Rakitic.
Sot është gjysëmfinalja e dytë mes Kroacisë dhe Anglisë, ku pak më shumë favoritë llogariten këta të fundit. Në lidhje me sfidën e sotme, por jo vetëm, “Blick” ka folur me lojtarin kroat Ivan Rakitic, i cili ka lindur dhe është rritur në Basel të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
“Më vjen keq që Zvicra nuk kaloi një të tetat e finales kundër Suedisë. Gjithsesi kombëtarja helvete është në rrugë të mbarë dhe jam i sigurt se sukseset e saja do vijojnë,” thotë Rakitic.
Në lidhje me diskutimin e fundit për largimin e dy shtetësive në rast se kërkon të luash për Zvicrën, Rakitic, vetë me pasaportë kroate dhe zvicerane, thotë se është mirë që prej në fëmijëri të ketë qartësi për të rinjtë se për cilin shtet do luajnë.
“Të mos ndodhë që kur krijohen emra të mëdhenj, të rritet presioni ndaj tyre,” vijoi ai, cili shtoi se në rast se do fitonte Kupën e Botës do festonte edhe me flamurin e vendit ku ka lindur Zvicër, si dhe me flamurin e vendit të bashkëshortes së tij Spanjës.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën