Lajme
Rajoni në Austri, ku 42 % e banorëve kanë antitrupa të koronavirusit
Vetëm 15 për qind e atyre që u testuan pozitivisht për antitrupa kishin qenë të vetëdijshëm se ishin prekur nga virusi
Më shumë se 42 për qind e banorëve në resortin austriak të skive, Ischgl, kanë antitrupa të koronavirusit, shkalla më e lartë e gjetur ndonjëherë, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Innsbruck-ut në Austri.
Ischgl u bë i famshëm në mbarë botën, këtë herë jo më shumë për natyrën e tij sesa për faktin që i shfaq si qyteti që ndihmoi më shumë përhapjen e Covid 19 në mbarë Evropën.
Kritikët thonë se autoritetet lokale reaguan me vonesë ndaj shenjave të hershme paralajmëruese, e kjo bëri që mijëra turistë të infektuar të ktheheshin në shtëpitë e tyre nga pushimet në këtë vend.
Gjatë studimit u testuan në periudhën 21 dhe 27 prill gati 1,800 banorë apo rreth 80 për qind e popullsisë së Ischgl-it dhe rezultoi se 42% e tyre kishin në gjak antitrupa të Sars Cov-2, transmeton TCH.
“Kjo është përqindja më e lartë e individëve me antitrupa që është zbuluar në një rajon deri më sot”, u tha mediave austriake Dorothee von Laer, e cila mbikëqyri studimin si drejtuese e institutit të Virologjisë pranë Universitetit të Innsbruckut, përcjell Albinfo Austria.
Ajo shtoi se vetëm 15 për qind e atyre që u testuan pozitivisht për antitrupa kishin qenë të vetëdijshëm se ishin prekur nga virusi; të tjerët nuk dinin asgjë. Kjo nxjerr në pah edhe një herë shkallën e lartë të infektimeve pa simptoma ose me shenja të buta, shtoi von Laer.
Studimi zbuloi gjithashtu një shkallë më të ulët infeksioni tek fëmijët në këtë qytet. Nga 214 të mitur të testuar, vetëm 27 për qind kishin antitrupa.
Po kështu u vu re se ka pasur më shumë raste të sëmundjes tek burrat se sa te gratë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës