Lajme
Itali: 9 komuna arbëreshe firmosin memorandum për ruajtjen e kulturës
Mediat italiane kanë bërë të ditur se 9 komuna arbëreshe në Itali kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ruajtjen e kulturës dhe identitetit arbëresh, transmeton albinfo.ch.
Kronika e RaiNews pasqyron aktivitetin e organizuar në komunën Casalvecchio në Puglia, Itali, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Casalvecchios, Noe Andreano, thotë se është e rëndësishme ruajtja e identitetit të origjinës si dhe vazhdimësia e gjuhës.
“Për të realizuar këtë duhet të fillojmë me më të vegjëlit, me fëmijët”, tha ai. “Por të gjithë duhet të përfshihen në këtë nismë për ruajtjen e kulturës dhe traditës”.
Po ashtu, në konferencën e mbajtur me këtë rast u fol edhe për Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Ministrinë e dedikuar për Diasporën që i shikon emigrantët, edhe ata historikë, si një pasuri kombëtare. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/AKDiaspores/videos/2566541033576658/
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026