Lajme
Raina nga Zvicra, delikate dhe plot sharm
Raina Kryeziu, modelja që po e ndjek ëndrrën e saj
Me të drejtë thuhet se femrat shqiptare shquhen për bukurinë e tyre dhe janë duke arritur suksese të mëdha në shumë fusha, përfshirë edhe atë të modelizmit, veçmas në tregun ndërkombëtar. E patjetër njëra nga to është edhe modelja shqiptare, Raina Kryeziu.
Ajo është modelja shqiptare shumë entuziaste, e bukur dhe modeste.
Muaj më parë bëri shumë “zhurmë” në Kosovë. Madje, u komentua si vajza nga diaspora më delikate dhe karizmatike në elegancën e saj dhe stilin e veshjes.
Raina është zgjedhur “Miss Albania in Switzerland 2023” nga “GECJAN fashion GROUP”, një prej agjencive të modelingut më të suksesshme në Kosovë dhe më gjerë, me producentin Ilir Geci, ku për çdo vit bën vlerësimin dhe kualifikimin e modeleve shqiptare, me theks të veçantë edhe atyre nga diaspora, drejt tregut internacional.
Që në moshë të re ajo kishte pëlqime për fushën e modelizmit dhe tani për të është thjesht një pasion që e ushtron me shumë qejf dhe krahas kësaj, shkollimin nuk e ka lënë anash asnjëherë, duke punuar paralelisht.
“Së pari dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për këtë nderim të jashtëzakonshëm. Dëshira ime për modelizëm ka qenë prezente qysh nga fëmijëria. Mund të duket “cliché”, por sot jam krenare që ajo vajza e vogël që vishte fustanet e nënës dhe pozonte para pasqyrës, e ka mundësinë që ta ndajë më të tjerët pasionin e saj”, shprehet ajo për revistën Albinfo.ch.
Ani pse ka lindur, jeton dhe vepron në Zvicër, ajo është me origjinë nga Kosova dhe ndihet krenare me prindërit e saj, sepse pavarësisht jetës në mërgim, prindërit e saj i kanë kultivuar që në moshë të re kulturën dhe traditën shqiptare.
Sa i përket jetës dhe shoqërisë në Zvicër, ajo tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror dhe se ndihet e barabartë me të gjithë, pa paragjykime.
Raina është një fytyrë e re e modës, delikate, që në vete bart elegancë të plotë, fal pamjes së saj dhe stilit të veçantë të veshjes. |
Raina është rritur në Zvicër dhe tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve si imazh bukurie.
“Kam pasur disa bashkëpunime dhe kam sfiluar në evenimente si “Fashion Week Kosova”. Së fundmi, kam pasur nderin të marr pjesë në “Miss Shqiptarja në Botë”, e organizuar nga “GECJAN fashion GROUP”, e që pa dyshim është një emocion shumë i madh të jesh në mesin e kreatorëve të mëdhenj dhe të ndash skenën me vajza të mrekullueshme, të cilat përfaqësojnë bukurinë shqiptare. Në këtë garë shumë kompetitive arrita të pranoj çmimin e “Miss Shqiptarja në Zvicër”, çmim ky që pa dyshim është shumë i rëndësishëm në karrierën time, e për të cilin jam më se mirënjohëse”, shprehet ajo.
Fitimi i çmimit “Miss Albania in Switzerland 2023” për të është një ëndërr që e ktheu në realitet.
“Besoj se kjo arritje është një testament për punën e palodhur, përkushtimin dhe pasionin tim për modelizëm. Kjo eksperiencë më ka hapur rrugë për bashkëpunime të ndryshme si brenda dhe jashtë Kosovës, dhe jam shumë e emociouar për mundësitë dhe sfidat që më presin”.
Përveç tjerash, Raina Kryeziu ka një mesazh për femrat që e duan modelizmin:
“Për vajzat që aspirojnë të bëhen modele, dua t’u them se suksesi në këtë industri është një udhëtim dhe çdo hap është një përvojë mësimi. Qëndroni besnike ndaj vetes, pervetësoni veçantinë tuaj dhe asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e punës së palodhur dhe këmbënguljes”, përfundon ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?