Zhvillim
Rahoveci mirëpret meraklitë e qejfit dhe verës në “Hardhfest”
Me sloganin “Për kokërr t’qefit” më datat 2, 3 dhe 4 shtator Rahoveci do të shënojë dy aktivitete të reja, të cilat sivjet i bashkëngjitën festivalit: Maratona e pijes dhe Karnavali i qytetit
Festivali i vjeljes së rrushit “HardhFest” edhe sivjet ka planifikuar aktivitete të shumta kulturore për nderë të fillimit të fushatës së vjelljes së rrushit në vreshtat e Rahovecit.
Siç bën të ditur komuna e Rahovecit, këtë vit, përveç artistëve vendor, pjesëmarrës do të jenë edhe artistë ndërkombëtarë. Një nga DJ më të famshëm zviceran, si dhe shumë i njohur dhe i dashur për fansat e muzikës elektronike ‘house’, Alex Belluscio, do të performojë në Skenën e Konakut të Rahovecit, aty ku edhe do të mbahet koncerti për 2 net rresht.
Deri më tash është konfirmuar edhe pjesëmarrja e grupit “Elita 5”.
Sipas planeve të organizatorit edhe këtë vit do të ketë vallëzim dhe muzikë tradicionale, pastaj parakalimet e fëmijëve, parakalimet e klubeve sportive, parakalim dhe demonstrim i mekanizimit bujqësor vreshtar, do të mbahet një panair i produkteve vendore, do të ketë një konferencë ndërkombëtare për rrushin dhe verën, do të organizohet vizitë monumenteve kulturore dhe historike të qytetit të Rahovecit, vizita venarive dhe degustim i verërave, sofra rahoveciane etj.
“Hardhfest” edhe këtë vit mbështetet nga Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit, ndërsa, partner i festivalit këtë vit do të jetë “StoneCastle”, kompani që feston 10-vjetorin e themelimit.
“Hardhfest” organizohet tash e sa vjet dhe qëllimi i tij është promovimi i prodhimeve vendore dhe nxitja e zhvillimit ekonomik më anë të bujqësisë dhe turizmit rural si dhe pasurimin e ofertës turistike.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave? Divizioni i të rinjve i Partisë Social Demokrate (JUSO) në Cyrih po paraqet një iniciativë për...
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona