E-Diaspora
Ragip Xhaka i shkruan Granitit dhe Nati-t: Unë jam krenar me Ju!
"A e dija gjithmonë që Graniti ishte një lider? Ajo që e dija gjithmonë është se djali im ec përpara. Se ai nuk largohet nga asgjë dhe nuk ka frikë"
Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës, kapitenit të Nati-t, ka shkruar një letër emocionale Kombëtares Zvicerane dhe të birit, pas përfundimit të aventurës së Zvicrës në Evropianin e futbollit. Letrën e ka publikuar sot gazeta SonntagsBlick. Në këtë letër të cilën albinfo.ch e sjell në gjuhën shqipe, z. Xhaka flet për emocionet që ka përjetuar gjatë kohës së evropianit, në lidhje me të birin, Granitin dhe me suksesin e Nati-t.
I dashur Granit, e dashur Nati,
Vështirë se mund ta imagjinoni se si kam vuajtur. Në Romë unë ju mbështeta duke qenë vetë aty, ndërsa ndeshjet tjera i pashë nga Zvicra. Dhe të gjithë ishin të lumtur që ju panë kudo.
Nuk ishte gjithmonë e lehtë pas dy ndeshjeve të para dhe kritikave që pasuan. Por ju si ekip nuk e latë veten të aspak të dëshpëroheni dhe u ngritët përsëri pas kritikave, transmeton albinfo.ch. Për mua është diçka shumë e bukur të shoh se si e bëtë vendin (Zvicrën) për vete në javët e fundit. Ju jeni rritur në javët e fundit, të gjithë së bashku.
Sigurisht që edhe unë mërzitesha kur mediat kritikonin Granitin për ngjyrosjen e flokëve. Është normale të mbrosh djalin tënd.
Por, kur pashë të gjithë ekipin të unifikluar kundër Francës, kjo thjesht më bëri shumë krenar. Çfarë kolektivi, çfarë uniteti!. Nga jashtë, unë admiroj mënyrën se si trajneri Vladimir Petkovic ka gjetur kontaktin me ekipin.
Kur shoh Granitin, unë nganjëherë pothuaj qaj. Unë jam babai i tij, shoku i tij dhe mbështetësi i tij që në moshë të vogël. Dhe, si me Taulantin, lidhja jonë është jashtëzakonisht e ngushtë.
Mund të them se kur flasin dy vëllezërit, ka dhe mospajtime. Flitet me gjuhë të thjeshtë për gabimet në futboll. Pa mashtrim, ata gjithashtu trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë kritike. Taulanti anuk e fsheh mendimin nëse nuk i pëlqen diçka që ka bërë Graniti. Mama Eli është gjithashtu shumë e rëndësishme për të dy, përcjell albinfo.ch letrën e Xhakës senior. Ajo është një mbështetje e jashtëzakonshme në familje dhe kur të dy kanë nevojë për këshilla njerëzore, ajo është gjithmonë pranë tyre.
Në përgjithësi, muajt dhe vitet e fundit kanë qenë shumë të këndshme për ne si prindër. Graniti tani ka dy vajza, Taulanti gjithashtu ka një djalë të vogël – është një kapitull i ri në jetën tonë, me nipërit dhe mbesat. Është diçka që na përmbush kur shohim fëmijët tanë si baballarë tani. Dhe kur të shohësh sa me dashuri i trajtojnë ata fëmijët e tyre, të kënaqet zemra.
A e dija gjithmonë që Graniti ishte një lider? Ajo që e dija gjithmonë është se djali im ec përpara. Se ai nuk largohet nga asgjë dhe nuk ka frikë. Por mënyra se si ai i drejtonte lojtarët e tjerë kundër Francës, ishte një dimension i ri, transmeton albinfo.ch. Mënyra se si ai mori gjithçka mbi vete dhe në të njëjtën kohë inkurajoi të tjerët të shkonin përtej kufijve të tyre, ishte diçka thjesht, madhështore.
Ishte dëm, natyrisht, që Granit humbi ndeshjen kundër Spanjës. Por kjo tregon karakterin e tij, se si ai sillet. Kjo nuk ishte temë as për një sekondë më. Pasi të ketë ndodhur diçka, Graniti e pranon , nuk merret me të dhe shikon përpara. Pa diskutim.
I dashur Granit, të dashur lojtarë – Unë jam thjesht krenar me Ju!
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë