Feja
Radikalizmi në Kosovë nxit ekstremizmin në Zvicër
Kosova ka përqindjen më të lartë të kandidatëve për xhihadin. Albinfo.ch paraqet në vijim një shkrim të gazetës frankofone “Le Matin Dimanche”, e cila vë në pah një fenomen që po zhvillohet në Kosovë falë pranisë së komuniteteve Salafiste që menaxhojnë edhe për të arritur gjerë në Zvicër.
Çdo ditë, kur dalin nga shtëpia e tyre në veri të Mitrovicës, ushtarët e Swisscoy-it përballen me të njëjtin imazh në muret e rrugëve përreth. Disa shkrime në mbështetje të shtetit islamik kanë mbuluar shkrimet e mëparshme të venitura. Ato janë shenjë e dukshme e një fenomeni që shqetëson ekspertët prej muajsh: një rritje e radikalizmit në Kosovë.
Ky zhvillim është shqetësues edhe për 235 ushtarët zviceranë që shërbejnë në trupat paqeruajtëse ndërkombëtare të KFOR-it. “Ne kemi identifikuar tashmë disa ekstremistë”, thotë një oficer zviceran, i cili ka punuar vitin e kaluar për Swisscoy. Ata janë të njohur për mjekrën e tyre të gjatë dhe rrobat e tyre të mëdha të zeza. Normalisht, ne kemi një kontakt të lehtë me popullsinë vendëse. Por ata refuzojnë të flasin dhe përmbajnë veten e tyre. “Një burim brenda ushtrisë, i pranishëm në vend në dhjetor, konfirmon se “ekzistenca e simpatizantëve për Shtetin Islamik është një mister për të gjithë këtu”. Të mërkurën e kaluar sërish dy kosovarë janë dënuar me 3.5 vjet burgim nga Gjykata e Prishtinës për pjesëmarrjen e tyre në një grup terrorist.
Ky evolucion është bërë gradualisht. Kur Zvicra filloi misionin e saj në vitin 1999, rreziku i një sulmi islamik ishte i ulët. Në vitin 2010 shqiptari Lavdrim Muhaxheri punonte për KFOR-in amerikan në bazën Bondsteel. Dy vjet më vonë ai mori emrin Abu Abdullah al Kosovar dhe u bë një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të shtetit islamik shqiptar. Sot, i riu 25-vjeçar konsiderohet si ndërmjetës kryesor mes Shtetit islamik dhe banorëve shqiptarë të Ballkanit. Profili i tij nuk është një profil i jashtëzakonshëm. Shënohet një rritje e numrit të biografive të tilla sikur të Muhaxherit në Kosovë.
Rekordi i xhihadistëve gjendet në Kosovë
Vitin e kaluar trupat ushtarake kanë ndërmarrë masa të reja. “Kohët e fundit kemi bërë disa rregullime që iu përgjigjën dyshimit në rritje të një situate kërcënimi”, thekson Walter Frik, zëdhënës i ushtrisë zvicerane. Bëhet fjalë, për shembull, për kufizimin e autorizimeve për transport, për përcaktimin e zonave të ndaluara apo përforcimin e veprimeve të kontrollit të zonave. Zyrtarisht nuk ka arsye të saktë për këto ndryshime. Por, një burim i brendshëm tregon se ushtarët e KFOR-it nuk kanë leje për të dalë nga bazat e tyre gjatë ditëve të pushimit të tyre, për shkak të rritjes së nivelit të alarmit terrorist. Kjo masë është hequr pak ditë më parë, por ushtria duhet të mbetet vigjilente, sepse ekziston rreziku. Në qershor të vitit 2014 Departamenti i Punëve të Jashtme (DFA) ka shtuar rrezikun e “sulmeve terroriste” në rekomandimet e tij të udhëtimit për Kosovë.
Ky vend i vogël prej 1.8 milionë banorësh ka, pra, një problem. Me 125 nisje për një milion qytetarë, Kosova është vendi perëndimor me numrin më të lartë të kandidatëve për xhihad, shumë më përpara se Bosnja (85) dhe Belgjika (42). Sipas një studimi të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (KSS), 232 persona janë larguar nga Kosova për në Siri apo Irak në mes të 2012 dhe 2015. Burime jozyrtare flasin për 1.000 luftëtarë. Në krahasim, Zvicra aktualisht shënon 59 nisje për këto vende, duke përfshirë edhe tri raste të reja të konfirmuara të enjten nga Shërbimi Informativ i Konfederatës (CBC). Në proporcion me banorët e saj, ajo është shumë më pak sesa në Kosovë. “Shumë të rinj të vendeve ndajnë ndjenjën se horizonti ekonomik dhe politik është i bllokuar”, thekson analiza Xavier Bougarel, historian i Islamit në Evropën Juglindore. Shkalla e papunësisë është, në fakt, më shumë se 60% në mesin e 15-24-vjeçarëve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës. “Fillimi për xhihad u mundëson disave për të filluar një jetë diku tjetër shumë më rrezatuese dhe heroike se në vendin e tyre”, shton Xavier Bougarel.
Shteti kosovar është i detyruar të veprojë
Shumica e myslimanëve ende refuzojnë ekstremizmin në Kosovë. Historikisht, kultura është e mbushur me një islam të moderuar. Feja luan vetëm një rol dytësor në shoqëri. Por sot, popullsia po përballet me forcën e plotë të radikalizmit të pakicës gjithnjë e më të rëndësishme të bashkatdhetarëve të saj. Sipas Barometrit të sigurisë së SHSK, kosovarët e shohin radikalizmin si kërcënim kryesor të jashtëm. Në terren, grupet ekstremiste mblidhen në lagje të caktuara të Mitrovicës, në Prizren ose Kaçanik. Qyteti i fundit është mbiquajtur “kryeqyteti i xhihadistëve” të Kosovës, për shkak të numrit të madh të banorëve që janë nisur për të luftuar. Edhe Lavdrim Muhaxheri vjen prej rrethinës në fjalë.
Të ballafaquar me këtë kërcënim të ri, qeveria është detyruar të reagojë. Në vitin 2014 ajo pati mbyllur gjashtëmbëdhjetë OJQ ultra fetare. Këto organizata salafiste kanë dalë në pah në përfundim të luftës ballkanike. Nën maskën e ndihmës humanitare, ato janë bërë qendra të radikalizmit. Në të njëjtin vit autoritetet e Kosovës kanë miratuar edhe një ligj që dënon pjesëmarrjen apo mbështetjen e ndonjë grupi terrorist. Ky ligj ka ndihmuar tashmë policinë për të arrestuar 90 të dyshuar, duke përfshirë edhe pesëmbëdhjetë imamë. “Qeveria vetëm vepron në mënyrë të ashpër”, shpreh keqardhjen Bashkim Iseni. “Qeveria ushtron veprime spektakulare për të fshehur dobësitë e saj. Do të ishte më mirë nëse qeveria të trajtonte problemin nga rrënjët, duke siguruar sundimin e ligjit”.
Në mesin e të arrestuarve ishin dy imamë të njohur në Zvicër: Shefqet Krasniqi dhe Mazllam Mazllami. Këta dy imamë, ultra konservatorë me reputacion, kanë vizituar tashmë disa herë Zvicrën. Krasniqi ishte ftuar, për shembull, nga Këshilli Qendror Islam i Zvicrës (ICCS) në vitin 2011 dhe 2013. Në të njëjtin vit vetë Mazllami kishte predikuar në një xhami në Liestal (BL).
Imamët kosovarë janë të interesuar për Zvicrën për dy arsye kryesore: së pari, diaspora shqiptare këtu ka mbi 200.000 përfaqësues. “Të rinjtë që jetojnë në një vend të huaj janë veçanërisht të pambrojtur ndaj mendimeve radikale”, thekson Xavier Bougarel. Ata ndjehen minoritet, të hedhur poshtë dhe kanë një mungesë të mbikëqyrjes nga ana e institucioneve zyrtare fetare. “Së dyti, Zvicra mund të përfaqësojë një burim të rëndësishëm të të ardhurave. “Institucionet zyrtare fetare të Kosovës nuk mund të sigurojnë vende të mjaftueshme pune për të gjithë imamët e rinj, shpesh të formuar në shtetet e Golf-it, shpjegon Xavier Bougarel. Prandaj, ata krijojnë bizneset e tyre me predikimet e tyre. “Me që individët e diasporës janë më të pasur, kjo popullatë përfaqëson një treg veçanërisht fitimprurës”.
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur