Shqipëria
Radi: Në teatër kërkohen favore dhe kompromise
Aktorja dhe moderatorja shqiptare, Rozana Radi, ka kritikuar drejtuesit e Teatrit Kombëtar, duke thënë se ata kërkojnë favore dhe kompromise. Rozana ka deklaruar se arsyeja pse ajo ngjitet një herë në 2 vjet në skenë, është se nuk ka pranuar të bëjë kompromise, por ka shtuar se është në dijeni të rasteve kur është kërkuar favore, përcjell albinfo.ch.
“Në teatër është e vështirë të ecësh përpara, unë kam shumë profesione, por profesioni im është aktore, dhe ndonjëherë duhet të bësh edhe kompromise. Për vetë faktin se unë nuk kam pranuar të bëj kompromise, sot jam një aktore e cila ngjitet në Teatrin Kombëtar një herë në dy vjet. Mund të isha në teatër nëse do të kisha bërë kompromis, nuk më është kërkuar ta bëj këtë kompromis për vetë faktin se atje 90% e njerëzve që kërkojnë të bëjnë kompromise janë miq të babait tim ose studentë, ndoshta kanë dashur dhe nuk kanë mundur, por di që kanë kërkuar favore”, ka thënë Radi në emisionin “Arena”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik