Kosova
R.B. Import& Export hap në Cyrih fushatën e promovimit të produkteve ushqimore nga Kosova
Berisha në një prononcim për albinfo.ch ka falënderuar USAID-in për mbështetjen për promovimin e prodhimeve nga Kosova, jashtë vendit
Sot, kompania R.B. Import& Export, pronar i së cilës është Rexhep Berisha, ka filluar fushatën e promovimit të produkteve vendore në tregun zviceran. Promovimi i mbi 160 produkteve vendore nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare ka filluar në Cyrih dhe do të vazhdojë edhe në kantonet dhe qytetet e tjera në Zvicër.
Me këtë rast afaristi Berisha në një prononcim për albinfo.ch ka falënderuar USAID-in (Kosovo Compete Activity) për mbështetjen e vazhdueshme për promovimin e prodhimeve vendore, të cilat tashmë janë të shpërndara në mbi 1000 shitore, të shtrira në të gjitha kantonet e Zvicrës.
Sipas z.Berisha, kjo fushatë që ka nisur sot, do të ndihmojë edhe më shumë në shitjen edhe më të madhe të produkteve nga Kosova. Ai ka falënderuar prodhuesit nga Kosova, e në veçanti gratë afariste që sot ishin të pranishme në hapjen e fushatës se R.B. Import& Export në Cyrih.
Z. Berisha ka vlerësuar lart gratë afariste nga Kosova, e që njëherësh janë edhe pronare dhe prodhuese të shumë produkteve cilësore, që çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e tregut ushqimor zviceran.
Kjo nismë pa dyshim është një mundësi e mirë edhe për prodhues të tjerë nga Kosova, të cilëve, me rritjen e cilësisë do t’u hapet dera e plasimit të prodhimeve të tyre në tregun zviceran të ushqimeve.
Pronari i R.B. Import& Export, duke u shprehur për albinfo.ch pranon me shumë kënaqësi të gjitha produktet nga Kosova, të cilësisë që i përmbushin rregullat dhe standardet që kërkon shteti zviceran.
Gamës së produkteve vendore që sjell afaristi Rexhep Berisha në Zvicër çdo ditë e më tepër po i shtohen qindra sosh, duke bërë kështu që të pasurohet tavolina e familjeve të shumta në diasporë me produktet ushqimore nga vendlindja.
Aktualisht kompania R.B. Import& Export me pronar afaristin Rexhep Berisha ka në tregun zviceran mbi 160 produkte që mund të gjenden në mbi 1000 shitore apo pika të ndryshme shitjeje.

(Teksti dhe fotot: Armend Berisha)
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës


















