Lajme
Qyteti zviceran jep kupona prej 25 frangash për të gjithë banorët e tij
Për të financuar fushatën "Bieli për Bielin", këshilli bashkiak i është drejtuar parlamentit të qytetit për një kredi shtesë prej 1.54 milion frangash
Qyteti Biel/Bienne në Kantonin e Bernës do t’i japë çdo banori nga një “kupon solidariteti” me vlerë prej 25 frangash. Ky kupon duhet të shpenzohet në dyqanet dhe bizneset e këtij qyteti, nga 1 korriku deri më 30 shtator, shkruan bernerzeitung.ch.
Për të financuar fushatën “Bieli për Bielin”, këshilli bashkiak i është drejtuar parlamentit të qytetit për një kredi shtesë prej 1.54 milion frangash, u bë e ditur të mërkurën, transmeton albinfo.ch.
Qeveria e qytetit shpreson se fushata do të ketë një efekt shumëfishues: çdo frang i shpenzuar si “kupon solidariteti” duhet të krijojë nga disa franga qarkullim për kompanitë e Bielit.
Autoritetet në Biel mbështesin gjithashtu dyqanet lokale, restorantet dhe institucione tjera, me shpërndarjen e 100 maskave mbrojtëse falas, transmeton albinfo.ch. Këshilli bashkiak ka aprovuar një kredi prej 100,000 frangash për këtë destinim.
Si masë tjetër që ka marrë qyteti është lejimi i shfrytëzimit të hapësirës publike shtesë, nga lokalet hoteliere dhe tregtare.
Autoritetet e qytetit gjithashtu duan që në këtë kohë të promovojnë çiklizmin. Në mënyrë që të motivojë popullsinë që të shfrytëzojë sa më shumë biçikletat, qyteti do të dhurojë kuponë prej 50 frangash për një riparim të biçikletave, përcjell albinfo.ch. Maksimalisht 500 veta mund të përfitojnë nga kjo ofertë.
Në funksion të pushimeve verore, të cilat shumë njerëz pritet t`i kalojnë në shtëpi, këshilli bashkiak po blen mobilje shtesë – tavolina, banga etj. – për zonat e parqeve në Biel për 160,000 franga.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë