Zhvillim

“Qyteti “Studenti” ndryshon pamjen me 4 milionë eurot e kancelares Merkel

Rinovimi mundësohet nga një ndihmë e menjëhershme prej 4 milionë eurosh për të cilën qe zotuar kancelaria gjermane Angela Merkel me rastin e vizitës në Shqipëri në vitin 2015

Transmetuesi publik gjerman ARD në një emision të tij radiofonik bën fjalë për “Qytetin Studenti” të Tiranës, ndërsa në faqen e tij në internet prezanton me tekst dhe me fotografi gjendjen në këtë “qytet”. Një gjendje e mjerueshme, thuhet në emision.

Të studiosh në Shqipëri: Banimi në ndërtesat parafabrikat për 32 euro”,  titullohet teksti.

Ata vijnë nga shtetet ku jetojnë shqiptarët: Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe nga vetë Shqipëria. Ata jetojnë në ndërtesa parafabrikat. Sfera private është një fjalë e panjohur për këto dhoma me nga tre shtretër, transmeton albinfo.ch. Ndërtesat janë të vjetra, kanë lagështi, nuk kanë izolim. Ky është “Qyteti i Studentit” i Tiranës.

Por tash, shtëpitë e studentëve do të bëhen më të bukura dhe më të mira. Institucioni kreditor gjerman për rindërtim financon rinovimin dhe izolimin e ndërtesave. Do të vendosen dyer dhe dritare të reja, kulmet dhe izolimet do të bëhen të reja. Kjo bëhet e mundur nga një ndihmë e menjëhershme prej 4 milionë eurosh për të cilën qe zotuar kancelaria gjermane Angela Merkel me rastin e vizitës në Shqipëri në vitin 2015, thuhet më tutje në emision, përcjell albinfo.ch. Aty flet edhe drejtoresha e qendrës së studentëve e cila shpreh mirënjohje për dhuratën nga Gjermania. Po kështu mirënjohës shprehen edhe studentët të cilët flasin për këtë emision.