albinfo.ch
Feja
Qyteti i Lozanës nderon lart “Besën“
Hapja e ekspozitës u nderua nga një numër i madh vizitorësh dhe folësish nga nivelet më të larta të shtetit helvetik, duke përfshirë kryetaren e Komisionit federal kundër racizmit, anëtaren e Komisionit federal për migrim, një këshilltare nacionale, një deputet kontonal, vetë kryetarin e qytetit të Lozanës dhe kolegun e tij ekzekutiv, si dhe 12 këshilltarë të Kuvendit Komunal të qytetit. Përderisa nga ana tjetër, aty ishin edhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj bashkë me numrin e dytë të Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër, Kastriot Noli.
Ekspozita është hapur mu në qendër të Lozanës dhe për ditë me radhë do të mbetet e hapur, duke dhënë një pamje të mirë për komunitetin shqiptar në Zvicër. Ekspozita është e punuar nga organizata Yad Vashem, është prezantuar nga albinfo.ch dhe komuniteti shqiptar në Lozanë.
Ekspozita është përkrahur nga komuniteti shqiptar, përderisa ushqimi tradicional është përgatitur nëpërmes komunitetit mysliman. Të gjithë shqiptarët në ekspozitë mbanin kokën lart për virtytet e kombit të tyre.
“Ne kemi dëgjuar për këtë ekspozitë dhe kemi biseduar me Dr. Bashkimin dhe i kemi ofruar ndihmën tonë. Kërkesa ka qenë që të përgatisim ushqimin që tregon edhe mikpritjen tonë”, thotë Feim Abazi, kryetar i komunitetit mysliman në Lozanë.
Ai gjithashtu tha se shpreson dhe beson që pas kësaj ekspozite që ka mbledhur kaq shumë njerëz eminentë, bashkëpunimi me komunitetin islam shqiptar do të rritet. Ai gjithashtu tregoi për ndihmën që e ka bërë me shumë dëshirë, pasi kjo zbulon një virtyt të lartë të kombit tonë.
Së bashku me ushqimin, u prezantuan edhe prodhime kosovare që mund të blihen në Zvicër, duke përfshirë edhe birrën e Pejës.
Programi i fjalimeve u përcoll me një program kulturor në gjuhën shqipe, duke përfshirë edhe pjesë në flaut dhe kori i fëmijëve, ndërsa grupi „Ilirët“ shoqëruan vizituesit gjithë mbrëmjen me muzikën e tyre të lehtë.
Mderator të ngjarjes ishin Benoît Gaillard, deputet socialist në qytetin e Lozanës dhe Bashkim Iseni nga albinfo.ch.
“Lozana është ndier e nderuar që është qyteti i parë ku kjo ekspozitë mbahet në gjuhën frenge”, kjo sipas kryetarit të Qytetit të Lozanës, Daniel Brélaz, i cili e përshkroi qytetin si multikultural, pasi 40 për qind e tij është me prejardhje jozvicerane.
Duke iu referuar shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët, Brélaz tha se shpesh “duke u ballafaquar me barbarinë, kulturat e ndryshme bashkohen”.
Presidentja e Komisionit federal kundër racizmit, Martin Brunschwig Graf, përmendi faktin e rallë të shteteve evropiane, si Shqipëria, që ka pasur më shumë hebrenj pas lufte se para Luftës së Dytë Botërore. Ajo gjithashtu tha se përkundër kërcënimit me vdekje, familjet e varfra shqiptare kanë rrezikuar dhe i kanë shpëtuar hebrenjtë. Ajo gjithashtu ishte e kënaqur me numrin e madh të njerëzve në hapje të ekspozitës, përkundër ngritjes së tensioneve gjatë ditëve të fundit.

Joël Herzog nga organizata joqeveritare Miqtë e Yad Vashemit specifikoi se kjo ekspozitë është e para në gjuhën frënge dhe tash do të vazhdojë të shfaqet në Gjenevë dhe pastaj për një vit do të udhëtojë në Francë. Ajo ka falënderuar popullin shqiptar për këto veprime shembullore në momentin kur të tjerët kanë mbyllur dyert.

Pierre Ezri, kryetar nderi i komunitetit hebrenj në Lozanë dhe kantonin Vaud, theksoi se ai nuk e kishte ditur historinë e hebrenjve dhe Shqipërisë, por kur është njoftuar për këtë, ai ka thënë se është e domosdoshme që të organizohet kjo ekspozitë, pasi në këtë kontinent ishin pak njerëz që shpëtuan hebrejtë, e në mesin e tyre edhe shqiptarët.

Isni Idrizi, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë për kantonin Vaud, nxori para publikut thëniet shqiptare, duke përfshirë edhe atë se „Shtëpia është e zotit, e pastaj e mikut“, duke treguar kështu se si funksionon psikika shqiptare dhe mikpritja në kulturën shqiptare.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër? Në shumicën e vendeve, një vonesë prej pak minutash mund të kalojë pa u vënë re....
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe