Kuriozitete
Qyteti i parë në botë me shatërvanin e birrës
Kjo nismë ka mahnitur botën, pasi tashmë Sllovenia piktoreske ofron një atraksion më shumë, një burim publik birre
Kur birra është një pije e lakmuar më shumë sesa uji, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sigurohet një burim për njerëzit që e pinë atë.
Kështu, në qytetin e Zalec të Sllovenisë, kjo ëndërr tashmë është bërë realitet dhe është qyteti i parë në botë që ka mundësuar këtë shërbim, duke u kthyer në një nga atraksionet kryesore turistike të vendit.
Kjo nismë ka mahnitur botën, pasi tashmë Sllovenia piktoreske ofron një atraksion më shumë, një burim publik birre.
Për këtë, qyteti kishte në dispozicion një buxhet prej 350 000 eurosh dhe për të mbuluar shpenzimet, Këshilli i Qytetit do të mbulojë gjysmën e kostove dhe 50% do të jetë nga kontributet vullnetare dhe shoqatat e tregtisë lokale, transmeton ‘Scan’.
Vizitorët që duan ta vizitojnë shatërvanin e birrës do të duhet të paguajnë 6 euro dhe në shkëmbim ata do të marrin një shportë me suvenire si dhe një kupon për të mbushur tre gota birrë për ta konsumuar sipas dëshirës, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, nuk është përcaktuar ende se sa kohë do të funksionojë ky ‘burim dhe nëse projekti do të jetë i qëndrueshëm.
Ky ‘burim’ është i pari i këtij lloji dhe përveç ndikimit në turizëm, ai gjithashtu mbështet edhe prodhuesit vendorë dhe traditën e tyre të pijeve.
Public fountain of beer in Slovenia is the envy of the whole world
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?