Lajme
Qyteti francez u thotë blerësve: Vendosni maska jashtë ose paguani gjobë
Në qytetin Lille, kushdo që lëviz nëpër rrugët qendrore, zonat e këmbësorëve ose parqet, duhet të vejë një maskë, sipas urdhrit të autoriteteve lokale
Kryeministri francez, Jean Castex u ka bërë thirrje njerëzve që të mos dorëzoheshin në luftën kundër COVID-19 të hënën, ditën kur një nga qytetet më të mëdha të Francës ka urdhëruar njerëzit të mbajnë maska jashtë në rrugët e ngjeshura me këmbësorë.
“Virusi nuk është në pushime dhe as ne nuk jemi”, ka thënë Castex gjatë një vizite në Lille, ku policia u autorizua për të vjelë një gjobë prej 135 eurosh për këdo që nuk respekton rregullin e ri.
Në shumë vende, maska tashmë janë të detyrueshme në dyqane dhe hapësira të tjera publike të mbyllura. Tani, zyrtarët në disa vende janë duke mandatuar që maskat gjithashtu të vihen jashtë, në disa rrethana.
Rumania po shqyrton një veprim të tillë. Greqia do ta bëjë të detyrueshme maskën në kuvertën e trageteve që lundrojnë në ishujt e saj. Qyteti francez i Nices të hënën bëri që maskat e vendosura jashtë të jenë të detyrueshme në shumë zona.
Në Lille, kushdo që lëviz nëpër rrugët qendrore, zonat e këmbësorëve ose parqet, duhet të vejë një maskë, sipas urdhrit të autoriteteve lokale, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha: Roli i komuniteteve fetare në ruajtjen e gjuhës dhe...
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës