Lajme

Francë: Nica u kërkon turistëve të qëndrojnë larg gjatë kësaj periudhe

Kryebashkiaku i Nicës në Francën Jugore bëri thirrje të dielën për një bllokim fundjave në zonë për të zvogëluar fluksin e turistëve, përderisa vendi lufton një rritje të mprehtë të infeksioneve të koronavirusit.

Zona e Nicës ka normën më të lartë të infektimit të Francës me COVID-19, me 740 raste të reja në javë për 100,000 banorë, sipas Covidtracker.fr.

“Ne kemi nevojë për masa të forta, një bllokim i pjesshëm dhe specifik i kohës. Një mbyllje fundjave do të kishte kuptim”, tha Kryetari i Bashkisë, Christian Estrosi, në Radio Franceinfo.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha të shtunën se qeveria do të vendosë këtë fundjavë mbi forcimin e masave të kontrollit të virusit në vend, përcjell tutje albinfo.ch.