Integrimi
Qytetet, të mbingarkuara me emigrantë rumunë dhe bullgarë
Qytetet gjermane janë të shqetësuara nga numri në rritje i rumunëve dhe i bullgarëve, të cilët emigruan në Gjermani gjatë viteve të fundit

Emigracioni nga Evropa Juglindore në Gjermani është rritur ndjeshëm viteve të fundit dhe qytetet janë duke u munduar për të pranuar këtë fluks emigrantësh. Qytetet gjermane aktualisht monitorojnë me kujdes problemin dhe mund të kërkojnë ndihmë nga qeveria federale apo edhe nga Bashkimi Evropian, raporton “Spiegel”.
“Bilanci social dhe paqja sociale përfundimisht janë të rrezikuara”, thotë një dokument i brendshëm i shoqatës së qyteteve gjermane. Dokumenti zbulon se shumë emigrantë nga Evropa Juglindore ndodhen në qytetet ku tashmë papunësia është e lartë. Më tej në këtë dokument thuhet se probleme në pranimin e një numri të madh të të ardhurve kanë sidomos Berlini, Dortmundi, Duisburgu, Hamburgi, Hanoveri, Mynih dhe Offenbachu.
Në disa qytete emigracioni nga Bullgaria dhe Rumania nga viti 2006 deri më tani është rritur për gjashtë herë më shumë.
Një shqetësim të veçantë, sipas të njëjtit dokument, paraqet fakti se shumë prej emigrantëve nga Evropa Juglindore gëzojnë status të paqëndrueshëm financiar dhe janë jo të arsimuar mirë, duke e bërë pothuajse të pamundur për të gjetur një punë kur të mbërrijnë në Gjermani.
Fluksi i romëve është një sfidë veçanërisht e vështirë, duke pasur parasysh se ata shpesh jetojnë në kushte të mjerueshme.
Sipas dokumentit, komunat gjermane po përballen me kosto të konsiderueshme si rezultat i migracionit të të varfërve.
Ne presim mbështetje serioze nga qeveria federale, tha për “Spiegel” Detlef Sheele, përgjegjës për politikat sociale në Hamburg.
E-Diaspora
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës Më 3 maj 2025 në Langenthal (BE), me organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë shënohet 35...
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg Nga gushti, refugjatët do të trajnohen si asistentë mjekësorë në strehimin kolektiv në Ringgenberg. Pas një...
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?