Ekonomi
Qytetet që nuk përdorin keshin
Në krye të listës janë Stockholmi, Sydney, Toronto dhe Londra, e më së shumti që përdorin kesh janë Accra, Amman, Cairo, Casablanca, Lima, etj.
Në Suedi, vetëm një për qind e të gjitha pagesave janë bërë me para të gatshme, ndërsa në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara një mesatare prej shtatë përqindësh.
“Visa” ka publikuar kohët e fundit rezultatet e studimit “qytetet pa kesh”, qëllimi i të cilit ishte për të theksuar përfitimet e mundshme të kalimit në digjitalizim në 100 qytete në mbarë botën. Ky studim për herë të parë u paraqit para publikut.
Adam Wand, kreu i politikës globale publike dhe “Visa”, vuri në dukje koston e lartë të parave të gatshme dhe se qytetarët dhe ekonomia është e dobishme për të lëvizur me pagesën jo-kesh.
“Në krye të listës janë Stockholmi, Sydney, Toronto dhe Londra, e më së shumti që përdorin kesh janë Accra, Amman, Cairo, Casablanca, Lima, etj”, theksoi Wanda.
Studimi zbuloi se rritja e pagesave digjitale në qytete të ndryshme mund të rezultojë në një total aktiv prej 470 miliardë dollarësh në vit. Kjo do të thotë që secili prej njëqind qyteteve mund të përfitojë neto prej 4.7 miliardë dollarë në vit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?