Fun
Qytetet me trafikun më të dendur në botë
Sipas një studimi të kompanisë INRIX nga 2015, amerikanët kanë shpenzuar një total prej 8 miliardë orë duke ngecur në trafik. Qyteti rrëmujë mbetet Los Angeles, i cili është në listën e qyteteve me trafikun më të keq, sipas një indeksi të kompanisë së navigimit TomTom.
Ajo ofron një pasqyrë të 295 vendeve të botës dhe specifikon ato me trafik të keq.
Për çdo vend TomTom jep një përqindje që përfaqëson kohën e kaluar në makinë për shkak të trafikut të dendur, përcjell albinfo.ch.
Top qytetet me trafikun e bllokuar:
Mexico City, Mexico:
Fituesi për vitin 2016 ishte kryeqyteti i Meksikës. Sipas anketës, shoferët shpenzojnë 59% më shumë në makina për shkak të trafikut të keq. Bllokadat kanë rritur përqindjen në 97. Kjo do të thotë se 219 orë të humbura në vetura gjatë vitit.
Bangkok, Thailandë:
Ky është qyteti me trafikun më të dendur në mbrëmje. Shoferët në mbrëmje shpenzojnë 114% më shumë në makinat e tyre, e në mëngjes përqindja është 85. Sipas statistikave, kjo do të thotë një shtesë prej 61 minuta në makinë çdo ditë.
Stamboll, Turqi:
Kryeqyteti turk është i njohur edhe për trafik të rëndë në mbrëmje, kur koha e kaluar nëpër makina rritet me 94%. Në krahasim me vitin e kaluar, përqindja në trafik është rritur me 8%.
Rio de Janeiro, Brazil:
Brazili është një vend me më shumë se një përfaqësues në listën e top 10 dhe Rio de Janeiro është qyteti me trafikun më të keq në vend. Shoferët, sipas indeksit, shpenzojnë 47% më shumë orë shtesë në trafik ose 43 minuta në ditë.
Moscow, Russia:
Moska ruse regjistron rritjen në trafikun e saj me 6% në krahasim me indeksin e vitit të kaluar dhe rezultatet tashmë tregojnë se shpenzohet 44% më shumë kohë në makina për shkak të trafikut, dhe në mbrëmje regjistrojnë një rritje për 91%. Megjithatë, udhëtimi nuk mund të jetë aq i bezdisshëm, nëse ju shijoni bukurinë e qytetit kozmopolit.
Bukuresht, Rumani:
Në kryeqytetin rumun ka një rritje në kohë të pikut për 2%. Në mëngjes dhe në mbrëmje është koha kur njerëzit ngecin në trafiku nga 83 deri 87%.
Chengdu, China:
Në kryeqytetin kinez është rritur nga 5% trafiku i dendur në krahasim me vitin e kaluar dhe tashmë koha e shpenzuar në makina rritet në 36%. Trafiku i rënduar shpesh ndodh për shkak të motit dhe se qyteti është destinacion shumë tërheqës turistik.
Los Angeles, USA:
Los Angeles është qyteti më i ngarkuar në SHBA. 41% më shumë kohë kalohet në makina gjatë trafikut. Do të thotë 43 minuta shtesë çdo ditë, ose 164 orë në vit. Megjithatë, Los Angeles mbetet një nga destinacionet më atraktive në vend.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën