Jeta në Zvicër
Qytetet më të mira për studentët: Cyrihu në vendin e tetë
Dy qytetet gjermane, Munih dhe Berlin, ndodhen në pozitën 6, përkatësisht atë 7
Londra është cilësuar qyteti më i mirë studentor në botë për herë të parë. Edicioni i pestë i QS, “Best Students Cities Ranking”, nga analistët e “Quacquarelli Syndoms” tregoi se Londra arriti të zëvendësonte Montrealin e Kanadasë si udhëheqës botëror sa i përket jetës studentore.
Kjo renditje u bazua në cilësinë e universiteteve, tregut të punës, gatishmërinë e studentëve për të qëndruar aty pas diplomimit si dhe cilësinë e jetesës, përcjell albinfo.ch.
Qyteti zviceran, Cyrih, në këtë listë ndodhet në vendin e tetë. Vendi i dytë mbahet nga Tokio i Japonisë, derisa i treti Melburni i Australisë, duke u pasuar nga Montreal dhe Paris.
Dy qytetet gjermane, Munih dhe Berlin, ndodhen në pozitën 6, përkatësisht atë 7.
Sidnei ndodhet në vendin e nëntë, kurse top-10 e përmbyll Seuli.
Për studentët në Londër ekziston një përqendrim më i lartë i institucioneve të klasit botëror sesa në çdo qytet tjetër, duke përfshirë Kolegjin Imperial, Kolegjin Universitar të Londrës, Shkollën e Ekonomisë në Londër dhe Kolegjin Mbretëror. Studentët gjithashtu kanë qasje në jetën kulturore – muzetë, teatrot, kinematë dhe restorantet.
Konsiderohet gjithashtu një vend i mirë për t’u lidhur me punëdhënësit dhe për punësim.
Londra shënoi një vlerësim të lartë për atë që është me të vërtetë një qytet ndërkombëtar me nivele të larta tolerance dhe diversiteti, në mënyrë që studentët e huaj të mos ndihen të izoluar ose të përjashtuar.
Por, kur bëhet fjalë për shpenzimet e jetesës dhe të përballueshme, Londra renditet keq, duke qenë se është e shtrenjtë dhe e vështirë për buxhetet e studentëve.
Ben Souter, drejtori i kërkimit të QS-së, thotë se rezultatet tregojnë se Londra mbetet një vend i mirë për të mësuar, pavarësisht nga kostoja e lartë e jetesës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik